Filluam ngjarjen kulturore më të rëndësishme në Han të Elezit, ku për tre netë me radhë Hani i Elezit do të jetë qendër e folklorit shqiptar përmes Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar Hani i Elezit 2026 – Edicioni i Katërt.
Sonte bëmë hapjen e Edicionit të katërt nën melodinë e valleve të SHKA “Sharri” nga Hani i Elezit, e më pas u vazhdua garimi mes SHKA ” Bresana” nga Dragashi, SHKA “Duflla” nga Saraji dhe SHKA “Ilirida” nga Shtime.
Ndërkaq, në natën e dytë do të vazhdohet me SHKA “Bajram Shabani” nga Kumanova, AKV “Vullkani” nga Istogu, SHKA “Jeta e Re” nga Sllupçani dhe SHKA “Shqipet e Drenicës’ nga Drenasi.
Në natën e dytë, do të ketë edhe të ftuar special, fituesi i Festivalit për vitin 2025 SHKA “Emin Duraku” nga Shkupi, si dhe nga Amerika do të vijë Janet Reinack apo “Amerikania përsëri në Kosovë”, një amerikane që ka jetuar dhe studiuar në Kosovë për vite të tëra, e cila prezenton kulturën, traditat, historinë dhe jetën e përditshme në Kosovë nga këndështrimi i saj.
Ju mirëpresim