Hani i Elezit 17.02.2013
Festimeve të 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës iu bashkua edhe qytetarët e komunës së Hanit të Elezit, me një sërë aktivitetesh të organizuara nga komuna e Hanit të Elezit, por edhe të rinj e të reja nga shkollat e komunës. Në një tjetër atmosferë festive, rrugët e qytetit të Hanit të Elezit mblodhën me qindra qytetarë të cilët dëshironin që të jenë pjesë e kësaj feste kombëtare.
Me homazhe të varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikës,familjarë të dëshmorëve, institucione publike dhe shumë qytetarë vendosën buçet lulesh dhe u përkulen para veprës dhe sakrificës të dëshmorëve të komunës së Hanit të Elezit
Atmosfera festive me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës vazhdoi me manifestim rasti në shtëpinë e kulturës “Imri Curri” e cila ishte e vogël për ti nxënë të gjithë ata të cilit kishin ardhë që të festojnë këtë ditë.
Duke iu drejtuar të pranishmëve nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani tha se, sot në përvjetorin e pestë të pavarësisë së shtetit tonë, po e ndërtojmë atë me shumë vështërsi e sakrifica, por me bindje se jemi në rrugë të mirë që gjeneratave që do të vijnë të ju lëmë në trashëgimi një shtet modern të përparuar e stabil.
Këtë përvjetor po e shënojmë edhe me një varg projektesh kapitale për komunën e Hanit të Elezit. Kemi realizuar shumë projekte, kemi investuar në Infrastrukturë, Arsim, Shëndetësi, Shërbime Publike, po ndërtojmë një Administratë të plotë dhe funksionale. Me planet dhe projektet tona dëshirojmë të jemi në secilën pjesë të komunës sonë,duke u munduar që të ndikojmë në mirëqenien e secilit qytetare tha z. Dernjani.
Në vazhdim të manifestimit me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës me program muzikor u prezantua SHKA “ Sharri” nga Hani i Elezit.
Zyra për Informim