Me parakalim festivë rrugëve të qytetit, fëmijët e komunës së Hanit të Elezit festojnë “1 Qershorin”, ditën ndërkombëtarë të fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave në këtë ditë tërheqin vëmendjen e prindërve dhe të shoqërisë kah ata. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, kundër dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive.
Për fëmijët është përgatitur edhe një program kulturorë para Shtëpisë së Kulturë “ Imri Curri” ku ata performuan pika muzikore dhe valëllzime.Ky aktivitet i fëmijëve njëherit shënon edhe fillimin e aktiviteteve me rastin e “Javës kulturore 2013” në komunën e Hanit të Elezit.