Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Hanit të Elezit ka hapur Fazën e Dytë të Thirrjes Publike për Subvencionimin e Bizneseve Start-up dhe atyre Ekzistuese për vitin 2025!
Kjo fazë u hap për t’u siguruar që buxheti i dedikuar i vitit 2025 për këtë kategori të shfrytëzohet në maksimumin e tij!
Qëllimi? Mbështetja e ideve të freskëta dhe të qëndrueshme që ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
Për fazën e dytë, 6,000.00 € janë dedikuar për t’u investuar në ide kreative dhe biznese me potencial!
Afati i aplikimit:
Deri më 12.05.2025
Për më shumë informata në rubrikën Thirrjet Publike