Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune znj.Vesë Kelmendi, znj.Rudinë Jakupi, dhe z.Taulant Boshnjaku, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Temë e bashkëbisedimit të kryetarit Suma me mysafirët nga kjo Qendër ishte ekstremizmit i dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë.
Komuna e Hanit të Elezit në disa raporte është vlerësuar si zonë ku fenomeni personave që janë bashkangjitur apo që përbëjnë potencial për bashkangjitje formacioneve ekstremiste apo terroriste është i lartë.
Mirërpo për kryetarin Suma janë disa spjegime që duhet ti bashkangjiten këtyre raporteve nga fakti se për shumë kohë nuk kemi raste të reja të individëve që janë të kyqur në luftrat në Siri.
Sipas kryetarit Suma pa dashtë që në as një moment të minimizohet rreziku nga ky fenomen, në rastet konkrete të individëve të involvuar në luftrat në Siri domosdo duhet ti referohemi edhe dimenzionit kohorë.
Një pjesë e tyre janë kyqyr në këto aktivitet atëherë kur lufta në Siri ka pas një karakter tjetër. Dhe në momentet kur zhvillimet atje kanë marrë karakterin e një ekstremizmi fetarë një pjesë e tyre janë kthyer dhe janë përballur me procedura gjyqësore dhe denuar sipas ligjeve në fuqi për pjesmarrje në ato luftra tha kryetari Suma.
Në bashkëbisedim është konstatuar se nga profilet e pjesëmarrësve konstatohet se faktorët kyç janë faktorët socio-ekonomik dhe papunësia mes të rinjëve.
Duke u nisur nga këto konstatime shoqëria jonë duhet të ndihmoj individët që përbëjnë potencial për bashkangjitje këtyre formacioneve ekstremiste apo terroriste të ju ndihmohet përmes programeve të risocializimit u tha në takim.
Ishte vlerësim i përbashkët se në parandalimin e këtyre dukurive rol të rëndësishëm duhet të kenë institucionet shtetërore dhe ato fetare .