Zyrtarët e Shërbimit për Qytetar në kuadër të Drejtorisë së Administratës kanë qenë të gatshëm të pranojnë kërkesat tuaja prej orës 9:00-15:00 dje edhe sot, pavarësisht që janë ditë pushimi në sektorin publik.
Ju rikujtoj se afati për pranimin e kërkesave të këtij lloji do të jetë i hapur deri me datën 30 maj 2024, në sportelin 1 dhe 2, andaj ju bëj thirrje që ta shfrytëzoni këtë të drejtë të gjithë ju që keni pësuar dëmtime në pasuritë tuaja.