Është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë (XII) e rregullt për vitin 2024 e Kuvendit të Komunës, me këtë rend të punës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Plani i punës së ekzekutivit të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2025.
3. Plani i punës së këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2025.
4.Plani i punës së komitetit për komunitete për vitin 2025.
5. Draft-rregullorja komunale për menaxhimin e pasurisë jofinanciare të Komunës së Hanit të Elezit.
6. Raporti mbi planin e integritetit për vitin 2024.
7. Propozim-vendimi për ndërtesat e vjetra kolektive që ndodhen në zonën urbane.
8. Propozim-vendimi për listën e veçantë të pronave të paluajtshme të komunës për vitin 2025, të cilat parashihen të jepen për shfrytëzim.
9. Rishqyrtimi i aktit normativ, rregullorja për taksa komunale për vitin 2025.
10. Rishqyrtimi i ligjshmërisë së aktit për z. Endrit Curri për ndërrim-destinimin e pronës.
11. Rishqyrtimi i ligjshmërisë së aktit për z. Faton Curri për ndërrim-destinimin e pronës.
12. Informatë për ndarjen e subvencioneve në bujqësi.
13. Të ndryshme.
Me punën e Kuvendit Komunal udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit, z. Florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishte i pranishëm Kryetari i Komunës z. Mehmet Ballazhi, së bashku me drejtorët e drejtorive.