Hani i Elezit 08.01.2013
Ekzekutivi i komunës së Hanit të Elezit pas pushimeve të fundëvitit , mbajti takimin e parë të rregullt për vitin 2013 të cilin e udhëhoqi kryetari i komunës, Rufki Suma .
Në praktikën e punës së ekzekutivit të komunës së Hanit të Elezit , ç’do të hëne mbahen mbledhjet e rregullta javore të cilat kryesohen nga kryetari i komunës Rufki Suma .
Në këto takime marrin pjesë nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani ,kryesuesi i kuvendit Menduh Vlashi si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës së Hanit të Elezit.
Takimet shfrytëzohen për të bërë përmbledhje të realizimit të aktiviteteve të planifikuara javore si dhe për të inicuar veprimet e nevojshme në përputhje me dinamikën e realizimit planeve të drejtorive .
Në raportimet e rregullta , drejtorët e drejtorive njoftojnë të pranishmit mbi ecuritë , problemet dhe zhvillimet në drejtoritë përkatëse si dhe koordinojnë aktivitete e nevojshme për realizimin e planeve të miratuara.
Takimet e ekzekutivit të komunës përcillen nga udhëheqësja e personeli, zyrtari ligjorë, menaxheri i zyrës së prokurimit si dhe zyrtari për informim.
Zyra për Informim