Hani i Elezit 16.10.2013
Komuna e Hanit të Elezit me performancën e treguar në shumë fusha të rëndësishme të funksionimit të sajë arrit të fitojë edhe në mirënjohje prestigjioze.
Në takimin e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës lidhur me projektin “Programi i Praktikave të Mira Komunale” projekti i cili mbështetet nga Këshilli i Evropës me seli në Strasburg , komuna e Hanit të Elezit shpërblehet me vendin e dytë në kategorinë “Lehtësimi i procedurave administrative”
Në këtë takim është bërë shpallja e komunave më të mira që kanë aplikuar për praktika të mira komunale në fushat: Përmirësimi i Shërbimeve Publike Komunale, – Lehtësimi i procedurave administrative, -Rritja e të hyrave komunale.
Zyra për Informim