Edhe pse ditë e shtunë për Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të FSK-së ishte ditë me shumë angazhime në menjanimin e dëmeve të shkaktuara nga shembjet në shumë anë të komunës së Hanit të Elezit.
Zhvillimet e fundit në komunën e Hanit të Elezit pas shembjeve të shkaktuara në Grykën e Kaçanikut bënë që edhe njësit e FSK-së të angazhohen me kapacitetet e tyre për të kontribuar në menagjimin e kësaj situate emergjente.
Pjesëtarë të Batalionit të Xhenios të FSK-së të udhëhequr nga Shefi i Batalionit Ilmi Ramusholli së bashku me Rreshterët Shefki Ademi e Nusret Baliu dhe Tetarët Tomor Nishori, Arsim Etemi dhe Burhan Daci që nga mëngjesi janë duke e zhvilluar këtë operacion për të parandaluar që erozioni i Lumit Lepencë të ndërpres qarkullimin Hakurudhorë Hani i Elezit- Kaçanik.
Në vendin e ngjarjes ishte edhe kryetari i komunës Rufki Suma për ti koordinuar aktivitetet në mënyrë që kjo situate emergjente të tejkalohet me sa më pak dëme.
Ndërsa për DSHP-në më e vështirë sot ishte gjendja në rrugën Kashan-Fshati Laç-Kotlinë ku në disa segmante kjo rrugë ishte gati e pakalueshme.
Për këtë qëllim duhej të angazhohej mekanizim i rëndë dhe për këtë si edhe shumë here tjera u kujdes Refik Luri nga Kompanija “Luri” nga Hani i Elezit i cili vullnetarisht hapi segmentet e bllokuara dhe kjo rrugë tashmë është e hapur .