Hani i Elezit 27.09.2011
Edhe 50.000 euro investime në fshatin Seqishtë
Ka filluar shtrimi me kubëza betoni i segmentit të rrugës që lidhë fshatin Seqishtë me Lagjen e re.
Ky segment rrugorë që do të lidhë fshatin Seqishtë nga varrezat e fshatit deri te Lagjeja e re dhe me rrugën Hani i Elezit -Gorancë ka gjatësin prej 800 metra,ndërsa gjërësia mesatare do të jetë 4 metra.
Mjetet për financimin e këtij projekti në vlerë prej 50.000.oo € janë ndarë nga granti qeveritarë në vlerë prej 29.500.oo € dhe nga të hyrat vetanake të komunës në vlerë prej 20.500.oo €.
Implementuese e projektit është kompania ,,Bardhi” nga Gjilani i cili zotohet se këtë projekt do ta përfundoj sipas dinamikës së paraparë me kontratë.
Me përfundimin e këtij projekti përmbyllet pjesa e investimeve në infrastrukturën rrugore të fshatit Seqishtë.
Zyra për Informim