Komuna e Hanit të Elezit do të investojë 100.184.33 euro në infrastrukturën publike .
Ky investim ka filluar të realizohet falë "Marrëveshjes së Mirëkuptimit" për realizimin e projektit: “Shtrimi me kubëza betoni i rrugicave nëpër zonat rurale të Hanit të Elezit” ndërmjet Ministris së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunës së Hanit të Elezit
"Marrëveshja e Mirëkuptimit" nënshkruar nga Bajram Gecaj, Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarit të komunës Rufki Suma do të implementohet në projekte të ndara në fshatrat Pustenik, Paldenicë, Seçishtë dhe fshatin Laç.
Sipas “Marrëveshjes së Mirëkuptimit”, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për realizimin e këtij projekti ka ndarë 70.000.oo euro, ndërsa Komuna e Hanit të Elezit 30.184.33 euro.
Kompanit e kontraktuara për realizimin e projekteve sipas Lloteve të ndara janë NNP “ATC COM” – shpk Kaçanik dhe shpk. “Kema Company” – Lipjan.
Në fillimin e punimeve në këta projekte ishte edhe kryetari i komunës Rufki Suma.
