“Initiative for Kosovo Community” (I.K.C), në kuadër të ”Marrëveshjes së Bashkëpunimit” me komunën e Hanit të Elezit për përkrahjen e grupeve të grave me qëllim të gjenerimit të hyrave në qytetin dhe fshatrat e komunës së Hanit të Elezit sot shpërndau fidanet e mjedrës për përfitueset në këtë projekt.
Sipas marrëveshjes për ngritjen e plantacionit me mjedër te grupi i grave përfituese u ndanë nga 800 fidane për 14 kultivuese të reja të mjedrës të mjaftueshme për 10 ari sipërfaqe.
“Initiative for Kosovo Community” (I.K.C) ka financuar në implementimin e këtij projekti me mjetet financiare në vlerë prej 9.675.00€ prej të cilave 3.675.00 për trajnime teknike dhe ekonomike ndërsa komuna e Hanit të Elezit do të kontribuonë me mjete financiare në vlerë prej 3.000.00 €.
Drejtori ekzekutiv i “Initiative for Kosovo Community” (I.K.C) z.Ekrem Bajrami duke e njoftuar z.Hajredin Gashin, Drejtorë i DBPZHR-së lidhur me fazat e implemntimit të projektit tha se I.K.C-ja është duke u munduar që të sigurojë fonde të mjaftueshme që projekti i bashkëpunimit me komunën e Hanit të Elezit të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim.
Ndërsa Drejtorë i DBPZHR-së z.Hajredin Gashi tha se përfitueset i kanë marrë njohurit e nevojshme për kultivimin e mjedrave përmes trajnimeve dhe kan të gatshme sipërfaqet e planifikuara për mbjelljen e fidaneve të kontraktuara të mjedrës.