Drejtoria e Arsimit e Komunës së Hanit të Elezit dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës nënshkruan “Marrëveshje Bashkëpunimi” që do të ketë për qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë për mbështetjen e shkollave në komunën e Hanit të Elezit nga Instituti Pedagogjik i Kosovës për identifikimin e vështirësive të nxënësve të arsimit fillor në lexim dhe shkrim si dhe përkrahjen e mësimdhënësve në tejkalimin e tyre.
Gani Bajrakut, hulumtues për trajnime, M.sc.Lirie Bytyqi- Beqiri. Hulumtuese për plane dhe programe arsimore dhe Sahare Reçica, hulumtuese për Arsim të Përgjithshëm, në takim me Drejtorin e Arsimit Irfan Qajani thanë se Instituti Pedagogjik i Kosovës do të ofron instrumente për vlerësimin e shkathtësive të nxënësve në shkrim dhe lexim, trajnime për hartimin dhe zbatimin e instrumenteve për identifikimin e vështirësive në shkrim dhe lexim,si dhe ofron këshillim në interpretimin e rezultateve të vlerësimit.
Instituti Pedagogjik i Kosovës do të ndihmon shkollat në organizimin e mbështetjes adekuate për nxënësit me vështirësi në shkrim dhe lexim, ndërsa DKA-ja do të përzgjedh shkollat në të cilat do të realizohet ky projekt.