Kryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma zhvilloi sot një takim pune me z,Hajrush Kurtaj, Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Takimi është zhvilluar në vazhdën e bashkëpunimit shumë të mirë të komunës së Hanit të Elezit dhe Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Edhe pse nuk ka indikacione për ndonjë fluks të refugjatëve nga zonat ekrizës së luftës në Lindje të Mesme, megjithatë në takim është biseduar për koordinim të aktiviteteve në raste eventuale.
Kryetari Suma e njoftoi z.Kurtaj me rastin e refugjatëve të cilët para disa ditësh ishin kapur nga Policia e Kosovës, mirëpo është vlerësuar si rast i izoluari dhe i cili është menagjuar nga Policia e Kosovës .
Ndërsa Drejtori Hajrush Kurtaj tha se pavarsishtë të gjitha zhvillimeve, Institucionet e Kosovës përkatësisht Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). kanë të përgatitur edhe plane operative në rast të ndonjë krize eventuale.Ai tha se janë të identifikuar lokacione ku mundë të strehohen refugjatët eventual.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që situata për momentin është e qetë dhe se në vazhdimësi do të shkëmbehen informatat për të menagjuar sa më mirë me ndonjë situate eventuale.