Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim informues z.Jeffrey Jamison, drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me Publikun të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në takim, kryetari Rufki Suma bëri një prezantim të komunës së Hanit të Elezit, duke u përqëndruar në të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo komunë në 5 vitet e funksionimit të saj. Kryetari Suma tha se përkundër kapaciteteve të kufizuara buxhetore, janë arritur rezultate të dukshme në shumë fusha të rëndësishme të zhvillimit të komunës së Hanit të Elezit. Ai shtoi se këto zhvillime pozitive janë arritur edhe falë ndihmës së donatorëve, me ç’rast kryetari Suma falënderoi Qeverinë e SHBA-së e cila përmes programeve të ndyshme ka kontribuar në realizimin e shumë projekteve në komunën e Hanit të Elezit.
Në interes të z.Jeffrey Jamison ishin edhe problemet me të cilat përballet komuna e Hanit të Elezit.
Në këtë drejtim, kryetari Suma tha se përkundër rezultateve të dukshme në infrastrukturë, arsim, shëndetësi e shërbime publike, për komunën e Hanit të Elezit shqetësim serioz mbetet niveli i lartë i papunësisë. Kemi fillar të implementojë disa projekte të vogla me qëllim të gjenerimit të vendeve të punës dhe atë kryesisht në sektorin e bujqësisë, mirëpo kjo është shumë large nga kërkesat të cilat janë aktuale.
Për z.Jeffrey Jamison të gjitha këto të arritura janë inkurajuese dhe për të përshëndetur, për të shtuar se përkrahje e SHBA-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Pas takimit z.Jeffrey Jamison pati rastin që vizitojë projektet të cilat janë realizuar falë ndihmës nga projekti i USAID-it, Sallën e Kuvendit të Komunës dhe Qendrën për Shërbim të Qytetarëve, ndërsa z.Jeffrey Jamison këtë vizitë e shfrytëzoi që Bibliotekës së Qytetit ti dhuronë dy kompjuterë si përkrahje në fuqizimin e këtij institucioni kulturorë të Komunës së Hanit të Elezit.
Drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me Publikun të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Jeffrey Jamison gjatë vizitës komunës së Hanit të Elezit ishte i shoqëruar edhe nga z.Besim Kokollari, asistent i Qendrës për Burime Informative në Sektorin për Marrëdhënie me Publikun.
Zyra për Informim