Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, bashkë me institucionet komunale, përfaqësues të Sharrcem-it, nxënës e mësimdhënës nga shkollat tona, Policinë dhe shumë qytetarë të angazhuar, u bëmë pjesë e një aktiviteti të përbashkët në shërbim të mjedisit.
Si Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, ndihem i inkurajuar nga pjesëmarrja dhe përkushtimi që treguan të gjithë. Kjo ditë nuk është vetëm simbolike, por është një kujtesë se përgjegjësia për mbrojtjen e mjedisit është e përditshme dhe kërkon veprim konkret nga secili prej nesh.
Përmes aktiviteteve të sotme, dërguam një mesazh të qartë: kujdesi për natyrën është kujdes për jetën tonë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfshirja e të rinjve janë çelësi për të ndërtuar një komunë më të pastër dhe më të qëndrueshme.
Të gjithë bashkë për një Han të Elezit më të gjelbër!