Sot, në Ditën Botërore të Librit, e kujtojmë fuqinë e fjalës së shkruar për të frymëzuar, edukuar dhe bashkuar njerëzit. Libri është dritare drejt dijes, kulturës dhe historisë sonë, dhe një urë që na lidh me botën.
Në emër të Komunës sonë, dua të shpreh mirënjohje për të gjithë shkrimtarët, mësimdhënësit, bibliotekistët dhe lexuesit që mbajnë gjallë dashurinë për librin dhe dijen. Ne si komunë jemi të përkushtuar të mbështesim iniciativat që nxisin leximin, veçanërisht tek të rinjtë tanë, teksa sot bashkë me Këshillin e SHFMU “Ilaz Thaçi” realizuam një takim vetëdijësues për rëndësinë e leximit të librit.
Ftoj të gjithë qytetarët që të gjejnë kohë për një libër sot – qoftë për të mësuar diçka të re, për të gjetur frymëzim, apo thjesht për të shijuar bukurinë e letërsisë.
Gëzuar Ditën Botërore të Librit!