Hani i Elezit 31.10.2011
Plani zhvillimorë urban si dhe projekti për Rregullimin e Sheshit të qytetit kishin paraparë shumë ndryshime në hapësirat e qendrës së qytetit të Hanit të Elezit.
Në rrjedhë të realizimit të këtyre projekteve ishte paraparë edhe dislokimi i transformatorit të rrymës elektrike e cila ishte e vendosur pothuajse në vet qendrën e qytetit .
Kjo ndërmarrje shumë specifike është realizuar në bazë të marrëveshjes për bashkëinvestim ndërmjet Komunës së Hani të Elezit dhe KEK-ut.
Për realizimin e këtij projekti qytetarët e komunës së Hanit të Elezit ishin informuar me kohë se nuk do të kenë rrymë për më shumë se 24 orë, por duke pas informata e nevojshme mbi qëllimin e këtij projekti , ka ekzistuar edhe mirëkuptimi i qytetarëve.
Kryetari i komunës Rufki Suma tha se ky projekt përveç aspektit teknik të dislokimit të trafos ka edhe përparësi tjera pasi qe si pjesë e dislokimit janë paraparë edhe vendosja e kablove të reja si dhe disa stabilimenteve të reja qe do të përmirësojnë punën e këtij transfostacioni dhe cilësinë e furnizimit me rrymë elektrike të qytetarëve të komunës sonë.
Vlera e gjithëmbarshme për realizimin e këtij projekti është 79.000.oo €, ku prej buxhetit të komunës janë ndarë 31.000.oo € ndërsa projekti është iplementuar nga kompania ,,Elektra” nga Hani i Elezit dhe punëtorët e KEK-ut.
Zyra për Informim
.