Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune z.Arsim Kuliqi përfaqësuesi i Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik.
Tema e takimit ishte Hartimi i Planit Komunal për efiçiencë te Energjisë, qe del si obligim nga Ligji Nr. 04/L-016 për efiçiencë të energjisë për nivelin lokal.
Në këtë drejtim është identifikuar nevoja që edhe komuna e Hanit të Elezit të hartojë Planin Komunal për efiçiencë te Energjisë i cili do ti mundësonte komunës së Hanit të Elezit që të aplikojë për grandet për Efiçiencë te Energjisë nga Organizatat Ndërkombëtare dhe Qeveritare.
Në takim është prezantuar gjendja aktuale e objekteve të institucioneve publike për sa i përket gjendjes së efiçiencë të energjisë për të konstatuar se komuna e Hanit të Elezit ka shumë nevojë që të përfitojë përvojë nga projektet e njëjta si dhe ndonjë projekt konkret nga këto fonde