Edukimi i shërbyesve publik drejtpërsëdrejti ngrit cilësinë e shërbimeve dhe llogaridhënien ndaj publikut, andaj debati në komuna duhet të kthehet drejt zhvillimit ekonomik ngase aty ku jemi të fokusuar arrihet progres .Kjo mund të ndodhë në komunikim efektiv dhe pa barriera me bizneset dhe qytetarin, tha Besnik Tahiri, drejtor dhe themelues Institutit për Qeverisje Lokale, gjatë ceremonisë të Diplomimit të Gjeneratës së parë të Akademisë për qeverisje lokale në Prishtinë
Duke prezantuar para gjeneratës së parë të Akademisë për Qeverisje Lokale ai tha se “është shumë me rëndësi që zhvillimi ekonomik lokal, çështjet që ndërlidhen me llogaridhënien dhe qeverisjen transparente të kthehen në qendër të diskursit publik dhe në prioritet të reformave të pushtetit lokal.
Zhvillimi ekonomik lokal, mbështetja financiare ndaj komunave të reja dhe mbështetja ndaj kryetarëve për të kryer si duhet përgjegjësitë që kanë ndaj qytetarëve të tyre, janë tri çështjet themelore, në mënyrë që të mundësohen reformat në qeverisje lokale.
“Komunat janë ato që ballafaqohen drejtpërdrejt me problemet e qytetarëve dhe janë komunat ato që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Prandaj, atyre duhet t’u jepet më shumë kompetenca për punët që bëjnë”, tha ndër tjerash ai.
Në gjeneratën e Parë të Akademisë për Qeverisje Lokale diplomuan katër zyrtarë nga Komuna e Hanit të Elezit,Menduh Vlashi,Fari Kalisi ,Ajete Berisha dhe Mevlud Brava.
Në këtë ceremoni morën pjesë ambasadorët e Kosovës, kryetarë të komunave, e personalitetet të ndryshme që veprojnë në kuadër të organizatave të huaja në Kosovë
Zyra për Informim