Dhjetë vajza dhe djem të Hanit të Elezit, në rolin e aktorëve për shfaqjen “Të Hidhëruarit” nga autori Shaip Grabovci, projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës,”Sharr-Cem” dhe Komuna e Hanit të Elezit.
Armend Ballazhi dhe Zanë Duraku, si dy artdashës dhe profesionistë të skenës, përmes një audicioni të zhvilluar kanë përzgjedhur 10 fëmijë të moshës 13-15 vjeç për të qenë pjesë e një shfaqje për të cilën kanë filluar provat me vullnet të pashoq, si nga fëmijët, por edhe nga Armendi dhe Zana.
Puna e tyre do të jetë intensive për 4 javë me radhë dhe pritet që premiera të shfaqet në Janar 2025.
Përmes aktiviteteve të tilla, fëmijët kanë mundësinë që të zbulojnë se aftësitë e tyre janë në dimensione të gjëra, e padyshim edhe aktrimi e lojërat skenike.
Falënderoj Armendin dhe Zanën për përkushtimin e tyre, e në veçanti fëmijët për angazhimin dhe familjet e tyre për përkrahjen.