Gjatë javës e kemi mirëpritur një delegacion nga Bashkimi Evropian në Kosovë, të kryesuar nga Përfaqësuesi i Posaçëm nga Bashkimi Evropian, Shkëlqesia e Tij – Amasadori Tomas Szunyog, si dhe Johannes Stenbaek Madsen – Shef i Njësisë për Bashkëpunime në Zyrën e BE-së në Kosovë, Violeta Demaj – Këshilltare Ndërkombëtare e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së dhe Lumnije Ahmeti – përkthyese anglisht – shqip.
Qëllimi i kësaj vizite ishte në kuadër të vizitave të Ambasadorit nëpër Komunat e Kosovës, e poashtu edhe njohja e tij me sfidat, nevojat dhe progresin e treguar të Komunave falë bashkëpinimit me Bashkimin Evorpian.
Me këtë rast, realizuam një vizitë tek fabrika për përpunimin e ujit të pijshëm në fshatin Dimcë, ku Ambasadori dhe vizitorët e tjerë kishin mundësinë të njihen me teknologjinë e inkuadruar në këtë fabrikë si dhe me specifikat tjera të furnizimit me ujë të një pjese të qytetit të Hanit të Elezit përmes kësaj fabrike. E më pas vazhduam tek Parku Memorial “Bllaca 99”, për të cilin ambasadori ishte kurioz ta shihte një park në një qytet të vogël të Kosovës, por i cili më së miri ka gërshetuar pjesën historike të vendit me infrastrukturën moderne.