Kryetari i komunës Rufki Suma priti në vizitë Delegacionin nga Bashkia Krujë e Republikës së Shqipërisë të udhëhequr nga kryetari i Bashkisë z.Shkelzen Hoxha. Në delegacionin nga Bashkia e Krujës ishin edhe Kryetari i Këshillit të Bashkisë, Jakup Vogli, Zëvendëskryetari Ilir Dervishi dhe anëtarë tjerë të këshillit të Bashkisë.
Javë më pare këshillin e Bashkisë Krujë e vizituan Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe Kryetari i Kuvendit të Komunës Qamush Brava dhe kjo është vizita kthyese e e zyrtarëve nga Bashkia Krujë.Këta takime po realizohen në kuadër të bashkëpunimit të dyanshëm të komunës së Hanit të Elezit dhe Bashkisë së Krujës.
Kryetari Suma i njoftoi mysafirët lidhur me zhvillimet e përgjithshme në komunën e Hanit të Elezit.Ai tha se komuna e Hanit të Elezit si komunë e re ia ka arritur që të realizojë një vargë të projekteve të rëndësishme të infrastrukturës publike, avansimit të fushës së arsimit e shëndetësisë, funksionimit të administratës dhe shërbimeve komunale si dhe aspekteve të përkrahjes dhe asistencës sociale. Kryetari Suma tha se përkundër këtyre të arriturave duhet të orientohemi në investime të zhvillimit ekonomik dhe zbutjen e papunësisë.
Ndërsa për musafirët në interes të tyre ishte funksionimi i pushtetit lokal në Kosovë duke theksuar se këto vizita dhe bashkëpunimi i ndërsjellë do të jenë mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave të mira nga dy anët.
Dy palët u dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin i cila do të pasurohet edhe me aktivitete tjera në fusha të ndryshme në interes të përbashkët.
Zyra për informim
