Komuna e Hanit të Elezit ka filluar të hartojë Planin Rregullues Urban për Qendrën dhe Lagjen e Parkut (pjesa mbi magjistrale) në vitin 2012. Me qëllim të kontribuimit në hartimin sa më të mirë të këtij plani, ishin të ftuar në Debat Publik të gjithë qytetarët nga zona e lartpërmendur por edhe nga pjesët tjera të Hanit të Elezit për të debatuar rreth gjendjes aktuale të rrugëve, infrastrukturës urbane, sipërfaqeve të gjelbra në qytet, ndërtimeve private dhe publike, parcelave dhe rregullimit më të mirë të tyre dhe shërbimeve të ofruara,
Diskutimin publik ishte i përqendruar në gjendjen ekzistuese të zonës urbane me fokus Qendrën nga Dheu i Bardhë deri te “Sharrcemi”) dhe pjesën mbi magjistrale (nga magjistralja deri te Lagje Vil-të duke e përfshirë edhe Lagjen e Poshtme të Dimcës). Diskutimi është pjesë e hartimit të Planit Rregullues Urban dhe organizohet nga Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal, financuar Qeveria e Suedisë përmes Sida-s dhe implementuar nga UN HABITAT-i
.Prezantimin për gjendjen ekzistuese të PRRU për Qendrën dhe Lagjen e Parkut (gjendjen ekzistuese), analizat dhe objektivat e PZHU-së e bëri z.Durim Dernjani, Menagjer i Projekteve,në komunën e Hanit të Elezit ndërsa qytetarë kontribuan me propzimet dhe sugjerimet e tyre në dokumentin e prezantuar.
Zyra për Informim