Procesi i planifikimit të buxhetit komunal, përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, ka një rëndësi të veçantë për një planifikim të drejtë dhe transparentë të menaxhimit me paranë publike dhe realizimit të projekteve kapitale.
Komuna e Hanit te Elezit, e mbështetur nga LOGOS, procesin e planifikimit të buxhetit do ta bëjë përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarë, duke u dhënë mundësinë atyre që debate të përbashkëta të informohen për procesin e planifikimit buxhetor dhe të propozojnë projektet me interes publik që duhet të përfshihen në listën e projekteve për investime kapitale.
Prandaj, pjesëmarrja e juaj në debatet për planifikimin e buxhetit komunal 2013 -2015 për Komunën e Hanit te Elezit, ka një rëndësi të veçantë që ky buxhet të planifikohet mbi bazë të interesave të qytetarëve.
Në debat të ftuar për pjesëmarrje janë: Përfaqësuesit e institucioneve komunale të Hani i Elezit , Kuvendit Komunal , përfaqësuesit e projektit LOGOS, partive politike, organizatave dhe shoqatave joqeveritare, punëtorë të arsimit, afaristë, fermerë, sportistë, përfaqësuese të shoqatave të grave, media dhe qytetarë të tjerë.
Ky debat organizohet në mbështetje të projektit : LOGOS
Debati mbahet më : 27.06.2012, me fillim në ora : 13.00 h,
në lokalet e restaurant : ,,ARDI” , në Han te Elezit
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Njoftohen, Qytetarët e Komunës së Hanit te Elezit, se Drejtoria për Ekonomi Buxhet e Komunës së Hanit te Elezit, në mbështetje të Projektit Zvicër –Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim-LOGOS, do të organizoi debatin e parë publik me temë: “Planifikimi i buxhetit komunal 2013-2015 për Komunën e Hanit te Elezit “.