Mbrëmë, në orët e vona, përkatësisht në ora 00.30 një cisternë e mbushur me 33 tonë lëndë djegëse, ëshë aksidentuar në afërsi të vendkalimit kufitarë në Han të Elezit përkatësisht në hapsirat e Fabrikës së Cimentos “Sharrcem” në Han të Elezit.
Ky aksidentë i cili kishte potencial që të jet me përmasa tragjike, fatmirësisht ka përfunduar vetëm me dëme të konsiderueshme materiale.
Ky ishte konstatimi i takimit të përbashkët i kryetarit të komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me akterët të cilët që nga momenti i aksidentit menagjuan me situatë,
Në takim, ku ishin prezent Nejazi Miftari ,kyesues i Divizionit të vlerësimit të fatkeqësive natyrore dhe tekniko teknologjike, Mujedin Çaka nga Stacioni Policorë në Han të Elezit, Halil Berisha ,Menagjer i Mbrojtjes së Mjedisit nga Fabrika e Cimentos “Sharrcem” dhe Kujtim Dernjani zyrtarë i Lartë i Shërbimeve Publike e komunës së Hanit të Elezit u dhanë informatat e plota lidhur me këtë aksident.
Kryetari Suma tha se me të marrë informatën janë aktivizuar të gjitha mekanizmat e domosdoshëm për këto raste, Policia e Kosovës, Njësiti i zjarrëfikësve, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë Civile si dhe inspektorët kompetent.
Ndërsa Halil Berisha, Menagjer i Mbrojtjes së Mjedisit nga Fabrika e Cimentos “Sharrcem” tha se ka qenë rrethanë lehtësuese që aksidenti ka ndodhë në hapsirat e kësaj fabrike gjë që ka mundësuar angazhimin e kapaciteteve të kësaj fabrike për të minimizuar efektet e këtij aksidenti.
Nejazi Miftari ,kyesues i Divizionit të vlerësimit të fatkeqësive natyrore dhe tekniko teknologjike tha se nga vendi i ngjarjes janë bërë vlerësimet dhe rrethanat e këtij aksidenti dhe do të hartohen raportet me të cilat do të njoftohen organet përkatëse.
Mujedin Çaka nga Stacioni Policorë në Han të Elezit tha se Policia ka iniciuar procedurat e rregullta ndaj ngasësit, shtetas Maqedon, për të konstatuar shkaqet dhe arsyet e këtij aksidenti.
Palët u pajtuan se bazuar në rrethanat, ky aksident ka mundur të jetë me pasoja shumë të rënda dhe se falë angazhimit dhe respektimit të të gjitha standardeve për këto raste, ky aksident kaloi dhe vetëm me dëme të konsiderueshme materiale