Hani i Elezit 27.04.2014
Me përurimin e rinovimit të objektit shkollor si dhe ndërtimi i ankesit të qendrës kulturore SHFMU “Ilaz Thaçi” në fshatin Seçishtë, edhe formalisht përfundoi implementimi i “Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Caritas Luxembourg dhe Komunës së Hanit të Elezit.
Në kuadër të strategjisë “ Zbutja e Varfërisë nëpërmjet Zhvillimit të Qëndrueshëm” financuar nga Qeveria e Luksemburgut, dhe si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Caritas Luxembourg dhe Komunës së Hanit të Elezit, sot është bërë përpunimi i renovimit të objektit dhe aneksit shkollor të SHFMU “Ilaz Thaçi” në Seçishte. Ky aktivitet është financuar nga Qeveria e Luxembourgut dhe komuna e Hanit të Elezit ndërsa është zbatuar nga Caritas Luxembourg.
Disa prej investimeve në sektorin e Arsimit dhe në shkollën “Ilaz Thaçi” në Seçishte përfshijnë; ndërtimin e aneksit të Qendrës Kulturore pranë SHMFU “Ilaz Thaçi”, ndërtimi i fushës sportive, instalimi i ngrohjes qëndrore , renovimi I kulmit dhe ngjyrosja e mbrendshme e objektit të shkollës, punimi i fasadës së jashtme dhe termoizolimi i objektit të shkollës, rregullimin i oborrit të shkollës me bimë dekorative, ngritja e kapacitetit të mësimdhënësve përmes trajnimeve të ndryshme, paisja e Qendrës Kulturore me kabinet të informatikës, bibliotek dhe inventor etj.
Në fshatin Seçishtë gjithashtu është investuar në sektor tjerë si në Aktivitete për Gjenerim të të Hyrave, Shëndetësi, Fuqizim të Gruas, Ambient etj. Gjatë viteve 2012, 2013 dhe këtij viti 2014 janë ngritur gjithsej 25 serra të tipit tunel me nga 144 m2 duke ndihmuar kështu në ngritjen e të hyrave material dhe jo materiale për familjet. Për më shumë,7 familje kanë përfituar nga 5 shoqëri bletësh si dhe 15 familje kanë përfituar nga një lopë qumështore. Në kuadër të sektorit të gjenerimit të të hyrave gjate vitit 2013 janë përkrahur 28 familje me motokultivator dhe paisje tjera përcjellëse. Gjithashtu , në kuadër të sektorit të Shëndetsi është investuar në aparaturë shëndetësore për QKMF në Hani Elezit, fushtë për ngritjen e vetëdijes të fëmijëve dhe banorëve të këtij lokaliteti rreth shëndetit oral, higjienës ejt. Kurse sa i përket barazisë gjinore jane organizuar kurse të rrobaqepësisë dhe janë organizuar trajnime për fuqizimin e gruas në shoqërin kosovare . Buxheti i përgjithshëm për realizimin e këtyre aktiviteteve dhe shumë të tjera në sektorin e Edukimit, Shëndetësis, Gjenerimit të të hyrave dhe nënsektorëve tjerë në fshatin Seçishte, është mbi 400.000.00 euro ku Qeveria e Luxembourgut ka kontribuar financiarisht me afër 70% të mjeteve kurse pjesa tjtër është financuar nga komuna Hani Elezi.Fëmijët dhe punëtorët e arsimit që deri tani me vullnetin dhe zellin e tyre kanë mësuar dhe punuar në kushte jo të përshtatshme, sot janë shumë të gëzuar të ndjekin mësimin në objekt të renovuar shkollor dhe me standard të larta të ndërtimit. Në këtë shkollë do të vijonë mesimin afër 70 nxënës të këtij fshati kurse qendra kulturore do të shfrytëzohet edhe nga te rinjët e këtij komuniteti.
Fjalë falënderimi shprehën të gjithë folësit, Hajrun Kalisi në emër të shkollës, Irfan Qajani në emër të DKA-së, Kryetari i Komunës Rufki Suma në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit, fjalë falënderimi shprehën edhe nxënësit e kësaj shkolle të cilët me fjalë të zgjedhura kishin thurrë edhe poezi për të falënderuar CARITAS-in.
Edhe një herë FALËNDERIT CARITAS DHE QEVERISË SË LUKSEMBURGUT
Zyra për Informim
