Në kuadër të Projektit ,,Per zhvillimin e komunitetit”- Seçishtë CARITAS-I nga Luksemburgu ka përkrahur sektorin e Arsimit dhe Edukimit konkretishte ngritjen profesionale të mësimdhënësve në fushën e teknologjisë informative.
Në këtë drejtim është mbajtë kursi i kompjuterëve për mësidhënësit e shkollës fillore ,, Ilaz Thaci” në fshatin Seçishtë me ç’rastë mësimdhënësve në mënyrë solemne ju eshte bërë shpërndarja e certifikatave . Në këtë trajnim të avansuar i cili ka zgjatur nga muaji Shtator -Nëntor ,mësimdhënësit kanë participuar me 10%, te shumës totale.
Gjithashtu në kuadër të këtij sektori nga data 8-11 Nëntor, është mbajtur edhe trajnimi për ,,Metodologjite e reja të mësidhënies dhe mësimnxënies"në shkollën fillore të Secishtes, me mësidhënësit e cilklit të ulët.
Programi për këtë trajnim është i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe certifikatat e mësidhënësve nënshkruhen nga kjo ministri.
Këtë trajnimin e ka përkrahur edhe komuna e Hanit te Elezit ,respektivisht DKA -ne Han te Elezit me material të nevojshëm për trajnim me rreth 750 euro, gjë që ka mundësuar pjesëmarrjen e 12 mësidhënësve nga shkollat e tjera të kësaj komune.
Aktivitetet e sipërshenuara janë në kuadër të sektorit të arsimit, projekti për zhvillimin e komunitetit të fshatit Seçishtë, në partneritet me komunën e Hanit te Elezit.
Zyra për Informim