Hani i Elezit 18.01.2013
Komuniteti i fshatit Seqishtë përmes procesit të konkurrimit të zhvilluar nga ana e Caritas-it të Luksembourg,kishte aplikuar në kuadër të projektit,, Zbutja e varfërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm’’. Pas vlerësimit të gjithë formularëve ky komunitet është përzgjedhur për një bashkëpunim të përbashkët tre vjeqarë 2011-2013.
Ky bashkëpunim i referohet tri komponentëve, atë të sektorit të Arsimit,Shëndetësisë dhe Veprimtarive për Gjenerimin e të Ardhurave.
Komuniteti i fshatit Seqishtë identifikojë prioritetet në sektorët e përmendur dhe në përputhje me nevojat ka filluar të implementojë një varg të projekteve në sektorin e gjenerimit të të ardhurave dhe zbutjen e papunësisë.
Rëndësi të veçantë në kuadër të këtij bashkëpunimi i është kushtuar edhe projekteve në fushën e barazisë gjinore.
Në kuadër të këtij segmenti të bashkëpunimit është edhe projekti i ,,Kursit të Rrobaqepësisë”
Nga shumë kandidatet e interesuara për këtë aktivitet komisioni kishte përzgjedhur 10 kandidate të cilat për tre muaj kanë ndjekur kursin intensiv për të përfituar njohuritë e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie në të ardhmen.
Me një solemnitet rasti këtyre kandidateve iu ndanë Certifikatat për përfundimin me sukses të këtij trajnimi
Pas përfundimit të kursit , kandidatet marrin këto makina për qepje me të cilat do të ju mundësohet ushtrim i mëtutjeshëm i kësaj veprimtarie.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 4675 € dhe është financuar nga Caritas-i Luksembourgut.
Valbona Rexhepi menaxhere e projektit për barazi gjinore tha se projektet të kësaj natyre do të vazhdojnë , duke theksuar se në fillim të muajit të ardhshëm do ti kemi takimet e radhës për identifikimin e projekt- propozimeve të reja.
Të gjithë përfitueset janë përzgjedhur nga komisioni i fshatit Seqishtë, të cilët në bazë të vlerësimit të këtij komisioni kanë përmbushur kriteret e parapara për këtë projekt.
Zyra për informim