Të premtën me datë 15 Qershor, përfunduan aktivitetet në lidhje me shëndetin dental për nxënësit e shkollës fillore ,,Ilaz Thaqi” në fshatin Seqishtë.
Është synuar që përmes këtyre aktiviteteve të ndihmohen fëmijët të kuptojnë rëndësinë e dhëmbëve dhe atë të dhëmbëve të shëndoshë, të inkurajohen për përkujdesje të dhëmbëve dhe vizita të rregullta te dentisti.
Aktivitetet kanë filluar në Maj dhe vazhduan deri në gjysmën e Qershorit. Në vete ngërthyen ligjerata për fëmijë dhe prindër të fshatit Seqishtë. Gjithësejt janë mbajtur dhjetë takime me fëmijë dhe prind, të udhëhequra nga personeli shëndetësor i QKMF nga Hani I Elezit.
Në fund, fëmijët vizituan njësinë e stomatologjisë të QKMF në Han të Elezit. Fëmijëve pjesëmarrës në aktivitete iu është dhuruar nga një set për pastrimin e dhëmbëve të financuar nga Caritasi I Luxembourgut dhe Komuna e Hanit të Elezit.
Edukimi për shëndet dental është pjesë e sektorit të shëndetësisë në kuadër të projektit për zhvillimin e komunitetit në fshatin Seqishtë financuar nga Caritasi I Luxembourgut (70%) dhe Komuna e Hanit të Elezit (30%), nisur në 2011, ku vlera e përgjithshme e projektit është rreth 400,342.68 Euro.