Hani i Elezit 19.12.2012
Organizata joqeveritare Caritas nga Luxemburgu për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”MENDUH KALOSHI” në Han të Elezit kane ofruar donacione me vlera të larta sa i perket shërbimeve shëndetesore sa më kualitative për banorët e komunës së Hanit të Elezit.
Gjatë këtij viti disa paisje të posaqme dhe mjaft të duhura jane sjell në Qendren Kryesore të Mjekesise Familjare- Han të Elezit Elezit dhe në AMF në fshatin Gorancë si ;Sfingo-manometer ,Stetoskop ,Glucometer ,Glucotesta ,Inhalator Thermometer te thjeshte,Thermometer elektronik,Refleks HAMMER Sterilizator ,Tangue depressors ,P.F. meter ,Beybi scaleAdult scale ,Eear syringe
Nuk është hera e parë që po furnizohemi me aparatura dhe paisje të ndryshme nga kjo oragnizatë tha z. Shemsi Bushi Drejtor i kësaj qendre
Në projektin regjional për shëndetësi , Caritasi i Luxemburgut investoi në QKMF të Hani të Elezit dhe në ambulantën në Guranë, me aparatur mjekesore për shëndet primar në vlere rreth 2.500 euro,si dhe në projektin tjetër me komunitete që ishte perzgjedhur fshati Seqishte ,për QKMF-në siguroi edhe gjenerator dhe monitor për përcjellje te shenjave vitale të pacienteve.Keto aparature kan vlere financiare rreth 17.000 euro.
Vlen të ceket se nga CARITASI-i Luksemburgut Qendra jone e Mjekesise Familjare është pajisur me :ECHO ABDOMINALE -e cila zenë nje vend shumë të rëndësishem në këtë institucion. Po ashtu ky vit po na sjell me shume perforcime dhe stimulime në punë sepse po kemi donacione të rëndësishme për qendrën tonë tha më tej z Bushi.
Tash së fundi organizata e Luksemburgut ,Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare e ka pajisur edhe :
Aparat Hematologjik me 20 parametra si dhe disa pjesë përcjellëse
-Reagensa per 1000 MOSTRA
-Gjashtë(6) boca të Oksigjenit me mekanizma përcjellës prej te cilave:
2 boca janë me sasi 3 litra ,2 boca me sasi 5 litra dhe 2 boca janë me sasi 10 litra si dhe 2 Sete Kirurgjike-dy komplete me 9 elemente kirurgjike me qka QKMF ,, Menduh Kaloshi” do të jet në gjendje të ofroj shërbime shumë cilësore për qytetarët tanë tha znj. Besiana Bushi-Thaçi , motër kryesore në këtë institucon shëndetësorë.
Zyra për Informim