Kryetari i Komunës z Rufki Suma priti në takim pune z.Dukagjin Hetemi, Drejtorë i Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastërtia”në Ferizaj dhe zyrtarë nga Projekti “DEMOS” znj.Majlinda Jupolli, znj.Alma Jashari dhe z.Gazmend Ahmeti.
Problemet me menaxhimin me mbeturinat në komunën e Hanit të Elezit ishte temë e bashkëbisedimit të kryetarit Suma me zyrtarët nga KRM-Pastërtia dhe DEMOS-it.
Duke elaboruar mbi gjendjen aktuale sa i përket menaxhimit me mbeturinat në komunën e Hanit të Elezit, kryetari Suma tha se ky problem vazhdon të mbetet ndër sfidat kryesore të shërbimeve publike.
Takimi është realizuar për të vlerësuar mundësit që menaxhimi me mbeturina në komunën e Hanit të Elezit të realizohet përmes Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave ‘Pastërtia”nga Ferizaj.
Palët u pajtuan që të iniciohen aktivitetet për të analizuar aspektet ligjore dhe funksionale që Kompania “Pastërtia” të mundë të funksionojë edhe në teritorin e komunës së Hanit të Elezit ndërsa në këtë proces me ekspertizë profesionale do të ndihmojnë edhe ekspertë nga projekti i DEMOS-it