Hani i Elezit 04.04.2011
Në një raportë të dorëzuar në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2010,Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ,,Menduh Kaloshi “ në Hanë të Elezit , sipas shënimeve të cilat janë përgatitur nga baza e të dhënave të marra nga sektori i vaksinimit konstatohet një rënie e natalitetit në Komunën e Hanit të Elezit.
Sipas këtij raporti gjatë periudhës prej vitit 2000 deri në vitin 2010 janë të regjistruar gjithsej 1868 foshnje të lindura në këtë komunë,pra një mesatare prej afro 187 lindje brenda një viti.
Mirëpo nëse përcillen diagramet vjetore atëherë nga 207 lindjet në vitin 2000,ka rënie të vazhdueshme për të arritur në vitin 2010 me 151 lindje .
Pra viti 2010 shënon numrin më të vogël të lindjeve në 10 vjeçarin e pasluftës.
Po në këtë periudhë kohore është regjistruar vetëm një foshnje e vdekur,dhe vetëm një shtatzën e vdekur dhe atë sipas këtij raporti nga gripi i derrave.
Sipas Dr Shemsi Bushit Drejtorë i kësaj qendre mjekësore që funksiononë me një staf prej 30 punëtorëve , vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2011 në këtë institucion shëndetësorë ka pasur 6646 kontrolle mjekësore dhe 4478 intervenime të ndryshme.
Zyra për Informim