
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit “Hasan Prishtina“ në Prishtinë, Ramadan Zejnullahu, kanë ndarë librat shkencor për komunat e Republikës së Kosovës, donacion ky i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Prishtinës. Ky donacion përfshin një sasi prej 405 librave.
Përfituese nga ky projekt është edhe Biblioteka e qytetit të Hanit të Elezit, ndërsa pranimin e librave në emër të komunës së Hanit të Elezit e bëri kryetari i komunës z.Rufki Suma
Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, sikur që është bërë edhe bashkëfinancimi për përkthim të një mori librash të standardeve evropiane.
“Këto libra kanë vlerë kapitale mbase edhe enciklopedike, të cilat kanë një kosto të lartë. Ndërsa, kemi vendosur që këto libra të shpërndahen në secilën komunë, prej nga do të sistemohen në biblioteka përkatëse, ku do të mund të jenë në dispozicion të rinjve dhe të interesuarve tjerë” theksoi ministri Bajrami.
Ndryshe, kjo pako e librave dhuratë për komunat përbën 81 tituj x 5 ekzemplarë, apo gjithsej 405 libra shkencor.