Hani i Elezit 20.09.2013
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka mbajtur të enjten, më 19 shtator, evenimentin e tërheqjes së shortit për renditjen e Subjekteve Politike në Fletëvotim, për Zgjedhjet Lokale të 03 Nëntorit 2013. Tërheqja e shortit, në prani të subjekteve politike, përfaqësuesve institucional vendor dhe ndërkombëtar, të mediave është bërë në ambientet e hotelit Emerald.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Valdete Daka, në një fjalë rasti, ka thënë se, KQZ është duke e realizuar me sukses Planin Operacional të këtyre zgjedhjeve. “KQZ thekson rëndësinë që kanë subjektet politike në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. KQZ fton subjektet politike që të respektojnë Ligjin mbi Zgjedhjet e Përgjithshme; Ligjin mbi Zgjedhjet Lokale; Rregullat Zgjedhore, dhe me këtë të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha kryetarja Daka, e cila i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të dalin në zgjedhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar më 17 shtator, procesin e certifikimit të Subjekteve Politike, të cilat do të marrin pjesë në garën për pushtetin lokal. KQZ, ka bërë certifikimin e 103 subjekte politike. Prej tyre: 33 Parti Politike, 52 Iniciativa Qytetare, 16 Kandidatë të Pavarur dhe 2 Koalicione, me gjithsej, 7.932 kandidatë.
Votuesit e komunës së Hanit të Elezit në zgjedhjet lokale të tre nëntorit do të votojnë për kandidatët dhe subjektet politike sipas këtyre numrave;
46 RUFKI SUMA
61 LËVIZJA VETVENDOSJE
62 ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS
78 LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
89 ALEANCA KOSOVA E RE
99 PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
Zyra për informim