Hani i Elezit 10.08.2011
Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka ndarë grantet për 19 projekt-propozime të komunave të ndryshme në Kosovë, të cilat kryesisht do të kenë si pikësynim krijimin e zonave të gjelbërta, ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, renovimin e objekteve sportive dhe rinore,.Ky është raundi i parë i granteve të cilat janë përzgjedhur përmes Ftesës për Propozime për projektin e financuar nga BE-ja “Beautiful Kosovo”.
BE-ja do të financojë 19 projekte në vlerë prej 1.421.511,17 euro, me të cilat pritet të krijohen vende pune për përafërsisht 600 njerëz.
Synimi i projektit të BE-së “Beautiful Kosovo” (EU-BK) është të bëhet identifikimi i projekteve të vogla dhe të mesme nëpër komuna, të cilat synojnë krjimin e vendeve të punës, posaçërsisht për të rinj dhe grupet e margjinalizuara dhe do të rezultojnë me infrastrukturës urbane. Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në qershor të vitit 2011 ka shpallur raundin e parë të Ftesave për Propozime (FpP) për komuna
Ky projekt i financuar nga BE-ja menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë.
Komuna e Hanit të Elezit është njëra ndër përfitueset e këtij granti dhe atë me projekt –propozimin për ndërtimin e,, Fontanës në Sheshin e Qytetit”
Vlera e këtij projekti do të jetë 40.000 € prej të cilave 40% e mjeteve do të shfrytëzohen për punësimin e të rinjëve dhe grupeve të margjinalizuara.
Projekti në fjalë jo vetëm sa do të plotësojë edhe më tepër nevojën e qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit për një ambient të pastër ,por do të jetë edhe një ndihmesë në zbutjen e papunësis në komunën e Hanit të Elezit.
Zyra për Informim