Institucionet qendrore dhe ato lokale i kanë intensifikuar përpjekjet për t’u përgatitur sa më mirë për pritjen e bashkatdhetarëve gjatë qëndrimit në Kosovë.
Kjo ishte edhe temë e bashkëbisedimit ndërmjet kryetarit të komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me z.Sahit T.Krasniqi Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës.
Është propozuar që nëpër të gjitha komunat e vendit të planifikohen një varg aktivitetesh kulturore, sportive e argëtuese për dy muajt e ardhshëm.
Të gjitha këto aktivitete të planifikuara do të publikohen në një agjendë të përbashkët dhe do të ju shpërndahen bashkëatdhetarëve tanë gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje.
Ditët e diasporës do të fillojnë në korrik dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht. Gjatë kësaj periudhë do ketë një laramani aktivitetesh, koncerte me muzikë nga të gjitha zhanret, orë letrare, simpoziume shkencore, kampe verore me nxënës nga diaspora, nëpër komuna të ndryshme tha z.Krasniqi duke shtuar se pjesë e kësaj agjende do të jenë edhe planifikimet nga komuna e Hanit të Elezit.
Ndërsa kryetari i Komunës Rufki Suma tha se zakonisht gjatë këtyre muajve është parashikuar një takim i përbashkët me mërgimtarët tanë, planifikohet të mbahet të edhe një koncertë publik. Do të angazhohemi që gjatë kësaj kohe administrata komunale të jetë sa më afër bashkatdhetarëve me qëllim që mërgimtarët të kenë mundësi të pajisen me dokumente personale.
Në takim u tha se edhe këtë vit do të bëhet “Regjistrimi për mërgimtarët “ për të cilën do të ketë një fushatë informuese nga Ministria e Diasporës dhe në këtë aktivitet do të angazhohen edhe komunat