Me ftesë nga Komanda e KFOR-it për Regjionin perëndimor, ishim pjesë e konferencës ku u diskutuan mënyrat e bashkëpunimit në mes KFOR-it, komunave dhe universiteteve për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Në këtë konferencë, kisha rastin të shpreh potencialet e komunës tonë për zhvillim të turizmit, duke listuar bukuritë natyrore që kemi, relievin malor me lumin në mes tyre, e poashtu edhe pikat turistike me karakter historik, të cilat janë referencë mëse e mjaftueshme për të tërhequr turizmin nga vendorët dhe turistët e shteteve tjera në qytetin tonë të vogël, por jo më si vendkalim, por edhe si vendqëndrim.
Deri më tani, bashkëpunimi mes Komunës dhe KFOR-it ka qenë i shkëlqyer, dhe falënderova udhëheqësit aktual dhe të kaluarit për këtë relacion mes institucioneve tona prej 25 vitesh prej që kur vepron KFOR-i në Kosovë.