Zyrtarë nga Komuna Jabllanice nga Republika e Bulgarisë sot ishin mysafirë në komunën e Hanit të Elezit.
Ata u pritën nga nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Menduh Vlashi.
Përvoja e Komunës së Hanit të Elezit për bashkëpunim me Fabrikën e Cimentos “Sharrcem Titangrup” në kuadër të projektit Laboratori i Biznesit (LAB) dhe aspektet e ndikimit të këtij projekti në zhvillimin e komunës së Hanit të Elezit me theks të veçantë zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe krijimit të vendeve të punës nga ky sektorë ishte në interes të mysafirëve nga Bulgaria.
Duke ju uruar mirëseardhje dhe duke bërë një prezentim të shkurtë për komunën e Hanit të Elezit, nënkryetari i komunës Menduh Vlashi tha se në vitin e tretë të implementimit të projektit të LAB-it mundë të konstatojmë efekte shumë pozitive të zhvillimin e sektorit të bujqësisë në komunën së Hanit të Elezit. Efektet e këtij projekti kanë shumë dimensione duke filluar me ngjalljen e sektorit të bujqësisë me kapacitet shumë ma serioze, aspektet e gjenerimit të vendeve të punës por edhe një vlerësim dhe analizë e mundësive që ky sektorë mundë të ndikojë në zhvillimin e komunës së Hanit të Elezit.
Ndërsa Hajredin Gashi Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural tha se bashkëpunimi shumë i mirë i projektit LAB dhe Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka mundësuar identifikimin e përftuesve dhe kulturave të cilat kanë potencial për të arsyetuar investime. Nga përvoja e këtyre viteve jemi shumë të kënaqur me efekte e këtij projekti dhe presim që sektori i bujqësi të jetë shtyllë e zhvillimit të Hanit të Elezit tha z.Gashi.
Musafirët nga Jabllanice e Republikës së Bulgarisë pas vizitave të bëra në projektet e vizituara theksuan se ajo që kanë parë ishte e jashtëzakonshme.
Ata than se edhe rajoni i Jabllanices ka Fabrikën e Cimentos në kuadër të Korporatës Titan Grup dhe me specifika po thuaj se të njëjta me komunën e Hanit të Elezit. Jemi në fillim të këtij koncepti dhe se përvoja nga komuna e Hanit të Elezit do të jetë shembull i mirë edhe për banorët e Jabllanices than ata.
Zyrtarët nga Jabllanice e Republikës së Bulgarisë dhe të komunës së Hanit të Elezit u pajtuan që të mbesin në bashkëpunim në mënyrë që të shkëmbehen përvojat e mira nga ky projekt.