U mirëpritëm nga Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu dhe bashkëpunëtorët e tij, në një takim ku diskutuam përvojat institucionale në fushën e administrimit lokal, digjitalizimit të shërbimeve publike, pjesëmarrja e qytetarëve në vendimarrje dhe transparenca në të dy komunat.
Po ashtu u shqyrtua mundësia për bashkëpunim të ndërsjelltë në fusha të ndryshme, me ç’rast shprehëm gatishmëri për intensifikimin e komunikimit dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e sportit, kulturës etj.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejtë ndërtimit të urave të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy Komunave.