Hani i Elezit 23.03.2013
Zyrtarizimi i mardhënjeve të bashkëpunimit ndërmjet komunës së Hanit të Elezit si institucion me vendbanimet e komunës në përputhje me “Rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e komunës së Hanit të Elezit” gjeti përkrahje të fuqishme edhe te banorët e fshatit Gorancë.
Fushata e mirë informuese lidhur me rëndësinë e formimit të Këshillave Lokale si dhe interesimi i banorëve që të bëhen pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse të komunës, bën që ftesës për tubimin zgjedhorë ti përgjigjen numër i madh i banorëve të këtij fshati.
Komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit për të implementuar rregulloren për zgjedhjen e këshillave lokale nuk kishte shumë punë me banorët e këtij fshati.
Kultura e lartë e prezantuar në këtë tubim zgjedhorë mundë të shërbej si model se si një fshat di më së miri të prezantojë frymën e bashkëpunimit mes vete.
Të vetëdijshëm se një këshill lokal mundë të funksionojë më së miri atëherë kur në të përfaqësohen të gjitha " mahallat" vendosën që me vota të hapta të propozojnë shtatë anëtarët e këshillit lokal që më së miri mundë të kontribuojnë në interes të fshatit të tyre.
Banorët me vota unanime vendosën që Këshillin Lokal të fshatit Gorancë ta përfaqësojnë:
1. Shefket Lusnjani – Kryetarë i Këshillit Lokal
2. Qani Kryeziu – Anëtarë i Këshillit Lokal
3. Zajdin Berisha – Anëtarë i Këshillit Lokal
4. Faruk Berisha – Anëtarë i Këshillit Lokal
5. Mexhait Berisha – Anëtarë i Këshillit Lokal
6. Reshat Berisha – Anëtarë i Këshillit Lokal
7. Sefedin Vila – Anëtarë i Këshillit Lokal
. Zyra për Informim