Komuna e Hanit të Elezit nga Agjencioni për Menagjimin e Emergjencave ka përfituar një autocisternë për shuarjen e zjarrit e cila do të ndikoj dukshëm në rritjen e funksionalitetit dhe të mobilitetit të njësisë së Zjarrfikësve të Hanit të Elezit.
Refet Kalisi Drejtorë i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë Civile i cili ishte i pranishëm në aktin e pranimit të kësaj autocisterne që i është dhënë kësaj njësie, tha se me këtë automjet do kemi qasje në çdo vend sepse është i përshtatshëm për intervenime të zjarrfikësve i në zjarret malore e fushore.
Ndërsa Zymri Curri zjarrëfikës në këtë njësi tha se automjeti është plotësisht i ri dhe i kompletuar me të gjitha pajisjet e domosdoshme për intevenime.
Ai tha se me këtë autocisternë njësisë së zarrëfikësve të Hanit të Elezit i është shtuar kapaciteti me një automjet tejet funksional dhe me mundësi të intervenimeve edhe në terene malore.