Hani i Elezit 26.06.2013
Organizata joqeveritare Advocacy Training and Resource Center- ATRC dhe Komuna e Hanit të Elezit përmes nënshkrimit të “Marrëveshje Mirëkuptimi” janë pajtuar që të bashkëpunojnë në kontribuimin dhe zhvillimet demokratike në Kosovë duke mbështetur fuqizimin e rolit të qytetarëve në vendimmarrje, përmirësimin e marrëdhënieve në mes të shoqërisë civile dhe autoriteteve komunale dhe lehtësimin e mekanizmave të qeverisë lokale për angazhim të qytetarëve që do të rezultojnë me rritjen e efektivitetet të shërbimeve publike.
Qendra e Trajnimeve dhe e Burimeve për Avokim Center-ATRC për këtë qëllim organizoi punëtoritë dy ditore me temë:“Përfshirja qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal" dhe “Buxhetimi me Pjesëmarje”. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile dhe zyrtarë nga Komuna e Hanit Elezit.
Kjo punëtori është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunave dhe qytetarëve në zhvillimet demokratike”, i financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Projekti synon të kontribuojë në proceset demokratike dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, duke mbështetur komunën e Hanit Elezit në fuqizimin e grupeve të shoqërisë civile dhe autoriteteve lokale në procesin e vendim-marrjes me pjesëmarrje. Gjithashtu, projekti synon kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e rolit të shoqërisë civile në adresimin e nevojave të komuniteteve lokale duke inkurajuar pjesëmarrjen e tyre dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve, OJQ-ve dhe autoriteteve lokale në nivel lokal.
Zyra për informim