Hani i Elezit 29.07.2010-Asfalltohet rruga Hani I Elezit-Gorancë
Njëri ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Komunën e Hanit të Elezit,rruga Hani I Elezit- Gorancë filloi të asfalltohet.
Kjo rrugë si projekt ishte paraparë të lidhëte dy pikat kufitare,atë në Hanë të Elezit dhe të Globoqicës dhe ishte cilësuar si rrugë me intersë kombëtar,mirpo në mungesë të mjeteve do të kryhet vetëm pjesa e pare ajo deri ne fshatin Gorancë e cila do të jetë e gjatë afro 6 km .
Dhe sigurisht se kjo ngjarje do të gëzojë pa masë afro 1500 banorët e kësaj ane por edhe do te mbyll një kapitull shumë të gjatë sa njerëzore po aq edhe politike që fatkeqësisht lidhen për këte udhë.
Fatëkeqësisht kjo udhë për një kohë të gjatë është përdorur si një adut i të gjitha fushatave politike, e shpeshherë edhe është keqpërdorë,duke pasë parasysh nevojën shumë të madhe të banorëve për këtë udhë.Pikërisht në zgjedhjet e fundit fshati Gorancë ka qenë edhe arena e thyerjeve më të mëdha ndërmjet partive politike dhe kandidatit të pavarur z.Rufki Suma.
Me zgjedhjen e z,Rufki Suma për krytarë të komunës filloi një qasje shumë më racionale të zgjedhjes së këtij problem . Shtegu i ri i rrugës do të kalonte nëpër një numër të madhë të pronave private tëlagjes së Meliqëve.Kanë qenë të kota shumë tentime dhe premtime të individëve dhe partive politike që të binden këta pronarë të lejojnë kalimin e kësaj rruge nëpër pronat e tyre. Po thuaj se për tre vite kjo rruge ka qenë e bllokuar nga këta pronarë.
Mirpo që në takimin e parë z.Suma gjeti një mirëkuptim të pronarëve duke siguruar ata se qështja e pronave të tyre do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundëshme .
Dhe sot kur një ëndërr e shumë brezave të kësaj ane po bahet realitet megjithatë duhet shfrytëzuar rastin që të nderohen të gjthë ata që kontribuan që kjo rrugë të bëhët realitet,së pari banorët këtyre fshatrave Gorancë,Rezhancë dhe Lagja e Hunelëve që patën durim ,pronarët e trojeve të lagjes Meliq,Ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit që për këtë rrugë do të invistojë 2.4 milion € si dhe angazhimin e jashtëzakonshem të kryetarit të Komunes z.Rufki Suma.
Zyra për informim