Hani i Elezit 07.07.2011
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa i Komunës së Hanit të Elezit Shabi Rexhallari ka përgaditur raportin mbi ecurit buxhetore për gjashtëmujorin e parë të vitit 2011.
Sipas këtij raporti, buxheti i Komunës së Hanit të Elezit për vitin fiskal 2011 në fillim të vitit ka qenë i planifikuar të jetë 1,375,007 € , kurse me rritjen e pagave për stafin civil të administratës komunale ,të arsimit dhe të shëndetësisë rritet në 1,537,638 €, dhe nga hyrat vetanake të bartura nga viti 2010 prej 104,938.10€ , prej nga buxheti për vitin fiskal 2011 arrin në 1,642,576.10 €.
Ky buxhet është i planifikuar për këto kategori ekonomike : Paga dhe mëditje me 59.49%, Mallra dhe Shërbime me 9.17%, Shpenzime komunale me 1.80% , Subvencione dhe Transfere me 1.96% dhe Shpenzime kapitale me 27.58%.
Sipas këtij raporti ecuria e shpenzimit të buxhetit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 është si vijon:
Shpenzimet për paga dhe mëditje -492,564.31€ apo 51.20%.
Shpenzimet për mallra dhe shërbime -64,042.19€ apo 42.50%.
Shpenzimet për shpenzime komunale -16,513.69€ apo 55.93%.
Shpenzimet për subvencione dhe transfere -16,650€ apo 51.63%.
Shpenzimet për investime kapitale: -10,136 € apo 2.24%.
Buxheti në tersi për gjashtë muaj është shpenzuar në vlerë 599,906.50 € apo 36.37 %.
Sipas z.Rexhallarit shkalla e vogël e shpenzimeve të buxhetit në kategorinë investime kapitale prej vetëm 2.24%, vie si pasojë e vonesës së miratimit të buxhetit,por se tashmë janë në proces e sipër disa projekte të kësaj kategorie gjë që do të rrisë shpenzimet afërsisht në dinamikën e planifikuar deri në fund të vitit.
E veqanta e këtij raporti është raporti i të hyrave vetanakë në këtë gjashtëmujorë,vazhdon më tej z, Rexhallari duke prezentuar se për vitin 2011 janë planifikuar që të grumbullohen 131.982 euro ndërsa vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar 140.061 euro ,ose 106.12% që është që tani tejkalim i planit ,dhe se gjykuar sipas kësaj dinamike edhe këtë vit do të kemi të hyra të begatëshme nga kjo kategori.
Zyra për informim