Kryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma priti në takim z.Naser Gashi Drejtorin e Shoqatës Humanitare “Human Appeall Internationale” dhe z.Ibrahim Ramabaja bashkëpunëtor i kësaj shoqate me seli në Ferizaj.
Zyrtarët e lartë nga kjo shoqatë për komunën e Hanit të Elezit, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr Menduh Kaloshi” dhuruan aparatin i cili regjistron grafikisht punën e zemrës në formë të elektrokardiogramit (EKG).
Bashkëpunimi i kësaj shoqate me komunën e Hanit të Elezit daton që nga viti 2006 dhe është përqendruar kryesisht në aktivitete bamirësie në ndihmë familjeve me nevojë me theks të veçantë për fëmijët bonjakë.
Në emër të komunës së Hanit të Elezit kryetari i komunës Rufki Suma falënderoi z.Naser Gashin kryetarë i Shoqatës “Human Appeall Internationale” e cila për shumë vite ka përkrahur komunën e Hanit të Elezit. Ky donacion, aparati EKG do të jetë ndihmesë e madhe në shërbimet shëndetësorë në kuadër të QKMF-së “ Dr.Menduh Kaloshi”.
Vlera e këtij donacini është mbi 1.500 €.