Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Menduh Vlashi dhe Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenije Sociale Musafer Dernjani, pritën sot në takim pune Kapiten Michael Willingham me bashkëpunëtorët Douglas Castelano, Rosaura Villasana dhe Michael Santoro anëtarë të Elementit Mbështetës Civilo Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Ky takim është realizuar në vazhdën e bashkëpunimit të Komunës së Hanit të Elezit me Elementin Mbështetës Civilo Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Pjesë e këtij bashkëpunimi është realizimi i projektit të instalimit të kamerave të sugurisë në Aneksin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Menduh Kaloshi” në Han të Elezit.
Duke ju uruar mirëseardhje nënkryetari Vlashi falënderoi në emër të komunës së Hanit të Elezit Qeverinë Amerikane për kontributin dhe ndihmën e dhënë përmes programeve dhe projekteve të ndryshme në zhvillin e komunës së Hanit të Elezit.
Musafirët ishin të interesuar se deri ku kan arritur punimet në ndërtimin e Aneksit të QKMF-së në mënyrë që të realizohet vendosja e kamerave.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenije Sociale Musafer Dernjani, tha se punimet në Aneksin e QKMF-së janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së kontraktuar dhe presim që derin në fundë të muajit Gusht të përfundojnë punimet dhe të krijohen kushtet për instalimin e kamerave.
Kapiten Michael Willingham tha se jemi të interesuar që këtë projekt ta realizojmë sa më shpejtë në mënyrë që të vazhdojmë edhe me ndonjë projekt tjetë të përbashkë i cili duhet të jetë edhe më i madhë.Në këtë kontekst u përmendën edhe efektet shumë pozitive të projekteve të kësaj natyre me ç’rast nënkryetari Vlashi tha se komuna e Hanit të Elezit përmes mjeteve vetanake dhe ndihmën e donatorëve tashmë ka vendosur kamera të sigurisë gati në të gjitha objetet publike. Ai tha se projekt i rëndësishëm të kësaj natyre është pojekti i propozuar i KKSB-së për instalimin e kamerave në pika të rëndësishme të qytetit të Hanit të Elezit, projekt ky që është miratuar edhe nga kuvendi i komunës dhe për të cilin presim ndihmë e donatorëve të mundshëm.Realizimi i këtij projekti mundë të rezultoj me rritjen e sigurisë së përgjithshme në Han të Elezit.
Musafirët nga Elementi Mbështetës Civilo Ushtarak të Ambasadës Amerikane gjatë ditës vizituan edhe QKMF-në “Menduh Kaloshi” në Han të Elezit dhe AMF-në në fshatin Gorancë, me ç’rast u takuan me stafin e kësaj qendre.
Drejtori i QKMF-së Shemsi Bushi i njohu musafirët lidhur kapacitetin e kësaj qendre si dhe me punën e cila bëhet në këtë qendër duke theksuar numrin e vizitave dhe të intervenimeve mjeksore që realizohen në këtë qendër.Drejtori Bushi tha se besojmë se me funksionalizimin e Aneksit do të krijohen kushte shumë më të mira për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore të shëndetësisë primare për qytetarët e komunës së Hanit të Elezit. Edhe drejtori Bushi falënderoi Elementin Mbështetës Civilo Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për kontributin në kompletimin e këtij aneksit.
Zyra për Informim