Hani i Elezit 06.11.2013
Agjencioni për Menaxhim të Emergjencave e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dokumentet strategjike të saj ka vizionin e qartë për ndërtimin, ruajtjen, ngritjen e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, profesionale dhe të avancuara.
Fushëveprimi i AME-së është mbështetja e qytetarëve dhe reaguesve të parë për të siguruar veprim të përbashkët ekipor, në funksion të ndërtimit, avancimit dhe mbajtjes së kapaciteteve të nevojshme për t’u përgatitur, mbrojtur, reaguar dhe rimëkëmbur nga rreziqet e të gjitha llojeve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të njësisë së zjarrfikësve në komunën e Hanit të Elezit për të reaguar në mënyrë sa më efektive nga rreziqet e të gjitha llojeve AME-ja pajisi njësinë së zjarrfikësve në Han të Elezit me mjete dhe pajisje të ndyshme .
Në këto pajisje përfshihen,pompa uji shpinore, helmeta fushore, maska mbrojtëse, shkumë për fikje zjarri, rezervuar për ujë të pijes, thasë pë rërë në rast të vërshimeve e pajisje tjera të domosdoshme për nevoja të kësaj njësije.
Zyra për Informim