Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë znj. Krystyna Marty e shoqëruar nga z.Patrick Etienne Drejtorë i zyrës Zvicrane për bashkëpunim në Kosovë, znj.Saranda Cana zyrtare e programeve të Zyrës Zvicrane për bashkëpunim dhe Zyrtarë nga Projekti DEMOS vizituan Komunën e Hanit të Elezit.
Ambasadorja Marty është pritur nga Kryetari i Komunës Rufki Suma, Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava me bashkëpunëtorë tjerë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi për së afërmi me të arriturat dhe sfidat e Komunës së Hanit të Elezit dhe mbështetja e përkrahja e Qeverisë Zvicrane në objektiva të ndryshme.
Kryetari Rufki Suma dhe ambasadorja Lang kanë biseduar edhe për marrëdhëniet shumë të mira, të ndërtuara përmes bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe projektit LOGOS dhe tani DEMOS duke shprehur vullnetin për fuqizimin e këtij bashkëpunimi edhe në shumë fusha tjera.
Kryetari i komunës Rufki Suma shprehur mirënjohjen dhe respektin e lartë për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti zviceran po japin për Kosovën, në të gjitha aspektet
Kryetari Suma e njoftoi znj. Krystyna Marty se ka qenë fat i mirë që marrëveshjen e parë të nënshkruar si kryetarë i zgjedhur në vitin 2010 të jetë me projektin LOGOS e cila financohej nga Qeveria Zvicrane. Ai tha se ky bashkëpunim ka rezultuar me shumë projekte të realizuar në shumë fusha me interes të zhvillimit të përgjithshëm të komunës së Hanit të Elezit.
Mbi të gjitha ky bashkëpunim jashtëzakonisht i mirë ka ndërtuar edhe besimin reciprok për të kuptuar problemet dhe sfidat me të cilat është ballafaquar komuna jonë dhe gjithmonë në këto raste kemi pasur ekspertizën dhe ndihmën profesionale nga stafi i juaj i angazhuar në projektin DEMOS për të cilat u jemi shumë mirënjohës.
Kryetari Suma përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Hanit të Elezit siç janë menaxhimi me mbeturinat dhe Menagjimi me sistemin e furnizimit me ujë.
Ndërsa Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë znj. Krystyna Marty duke e falënderuar Kryetarin Suma për pritjen dhe duke e uruar për punën shumë të mirë që ka bërë Komuna e Hanit të Elezit dhe po vazhdon ta bëjë, i premtoi Kryetarit Suma se përkrahja dhe mbështetja për Komunën e Hanit të Elezit nga Ambasada e Zvicrës do të vazhdojë në fusha të ndryshme.
Vizita e Ambasadores së Zvicrës në Kosovë znj. Krystyna Marty ishte rast edhe për nënshkrimin e dy kontratave të bashkëpunimit të Komunës së Hanit të Elezit me projektin DEMOS.
Me kontratat e nënshkruara do të realizohet projekti “Shtrimi me kubëza betoni i rrugëve anësore në komunën e Hanit të Elezit ku projekti DEMOS do të participojë me 36.000 € si dhe përkrahjen financiare për projektin e zgjedhjeve të këshillave të fshatrave të komunës së Hanit të Elezit në vlerë prej 2.175 €.
Kontratat e bashkëpunimit i nënshkruan Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe Koordinatori i projekteve të DEMOS-it z. Norbert Pijls. Pas takimit Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë znj. Krystyna Marty vizitoi disa nga projektet e realizuara në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Hanit të Elezit
